Drejtuesit në SHSKUK do të kenë pagat më të larta në sektorin e shëndetësisë me koeficient 14, përkatësisht 13.4 drejtorët e institucioneve tretësore. Me koeficientin 105 Euro i bie që udhëeqësi/ja e SHSKUK-së do të marr pagë 1470 Euro.
Me publikimin e vlerës së koeficientit është mësuar edhe vlera e pagave në të gjitha sektorët publike në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar se koeficienti për vitin 2023 do të jetë 105 Euro, ndërsa për vitin e ardhshëm do të ngritët në 110 Euro, shkruan Gazeta Shneta.
Koeficientin më të lartë në shëndetësi e ka udhëheqësi/ja e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. Me koeficientin 14 kjo pozitë do të paguhet me 1470 Euro, derisa rreth 70 Euro më pak do të kenë drejtuesit tjerë të institucioneve të nivelit tretësor.
Me koeficient 13 ndërsa me pagë 1,365 do të paguhen drejtorët e spitaleve të përgjithshme, ndërsa drejtorët e klinikave me koeficient 12.5 do të kenë pagën 1,312.5. Me kaq do të paguhen edhe drejtorët mjekësor në spitalet e përgjithshme si dhe drejtorët e institucioneve të nivelit parësor.
Shefat e reparteve në QKUK do të paguhen me pagë 1,291, ndërsa vetëm 10 euro më pak do të kenë shefat e reparteve në spitalet rajonale. Me 1,260 do të paguhen shefat në mjekësinë familjare.
Mjekët specialistë në nivel të Kosovës ku përfshihen specialistët, mjekët familjarë, stomatologët specialistë, farmacistë specialistë, farmacist klinik, dhe psikolog klinik, do të kenë koeficientin 12 që në vlerë monetare i bie 1,260 Euro pagë bruto në muaj, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas këtij Ligji mjekët specialistë që punojnë edhe si personel akademik, do të marrin 30 përqind të pagës bazë me orar të plotë në universitetet publike.
Ndërkaq me 840 Euro pagë do të paguhen specializantët, Ekspert i Fizikës Mjekësore dhe Psikolog Klinik në Specializim. Ndërsa Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, Mjek Veterniar / Fizikan Mjekësor në Specializim /Inspektorë shëndetësor dhe farmaceutik do të kenë pagë 777 Euro. Me 732 Euro do të paguhen psikologët klinik.
Në nivelin e infermierëve pagën më të lartë do të kenë kryeinfermierët në nivelin tretësor me koeficient 6.4 në vlerë 672 Euro, ndërsa rreth 20 Euro më pak do të paguhet pozita e njëjtë por në nivelin dytësor. Ndërsa në nivelin parësor si dhe kryeinfermierët në edukim të vazhdueshëm do të kenë pagë 630 Euro.
Punoëtorët me bachellor: Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik sipas rangimit në Ligjin e pagave me koeficient 5.6 të nivelit tretësor do të kenë pagë 588 Euro.
Të njëjtat pozita në nivelin dytësor do të paguhen me 10 Euro më pak, ndërsa 20 Euro më pak në nivelin parësor.
Ndërsa punëtorët me shkollim të mësëm: Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 4, me koeficient 5.3 do të kenë pagë 556 Euro. Në nivelin dytësor dhe parësor do të paguhen me 10 Euro, përkatësisht 20 Euro më pak.
Krejt në fund paga e një ndihëms infermieri do të jetë 472 Euro. /Gazeta Shneta/