Në këtë artikull, lexoni me kujdes këshillat të shkruar për prindërit nga Irma Gjozi – psikologe klinike
Ti shpjegojmë fëmijëve ç’është Sindroma Down.
Trupi ynë përbëhet nga qeliza. Në të gjitha qelizat ne kemi 46 kromozome. Kromozomet përcaktojnë ç’ ngjyrë do kenë flokët ,sytë,sa e madhe do jetë hunda etj. Motra/vëllai yt ka 47 kromozome në një ose disa qeliza. Kjo i shkakton asaj/atij dëmtime në trup dhe tru. E bën të duket dhe sillet ndryshe nga të tjerët. Ajo/ai i mëson gjërat me më shumë vështërësi se ti. Por me ndihmë ajo/ai mund të mësoj dhe në të ardhmen mund të shfaq talente të ndyrshme.
Ti tregojmë fëmijëve që do të kenë një motër /vëlla me Sindromën Down.
-Bazohuni tek mosha,interesi që shfaq fëmija në lidhje me çrregullimin që ka motra /vëllai.
-Nuk duhet të ketë një bisedë fillestare për t’i folur fëmijëve tuaj për motrat/vëllezërit me Sindromën Down , duhet t’i informoni vazhdimisht ata.
-Duhet t’ia bëni të ditur fëmijëve tuaj se motrat/vëllezërit e tyre do të kenë cdo gjë të përbashkët me ta por do i duhet më shumë ndihmë për të mësuar gjërat si të tjerët.
-Ekspozojini fëmijët tuaj me njerëz të tjerë që kanë Sindromën Down .
-Përdoreni fjalën “Sindroma Down” shpesh në biseda të zakonshme. Do ti ndihmoni fëmijët të kuptojnë që nuk është fjalë e keqe,të mos ndihen të turpëruar kur njerëzit do e përdorin këtë fjalë për motrat/vëllezërit e tyre.
-Shmangni gjuhën kufizuese,negative kur u flisni fëmijëve për Sindromën Down .Tregojini atyre që ju do e doni shumë motrën/vëllain me Sindromën Down, do keni durim, pritshmëri për të.
Mësoni fëmijët si të sillen kur motra/vëllai shfaq sjellje të vështira në publik.
-Të evidentojnë situatat që i shkaktojnë ankth motrës/vëllait në mënyrë që të parapërgatisin, mbështesin ose shmangin situata të caktuara.
-Të ndihmojnë duke dhënë modelin e tyre kur motra/vëllai e ka të vështirë të shkëputet nga aktivitetet fiksuese,të kryej aktivitetet e rutinës së përditshme.
-Ti kërkojnë motrës/vëllait qetësisht,prerë, të sillet sa më mirë të mundet.
-Të paktikojnë me motrën/vëllain teknika që përdorin të rriturit që ai/ajo të shpreh gjendjen e saj në mënyrë sa më të kuptueshme për të tjerët.
-Të zbusin konfliktet me shokët duke u treguar atyre cfarë e bezdis motrën/vëllain e tyre.
-Të kërkojnë falje në emër të motrës/vëllait,të ofrojnë shembullin e tyre që motra /vëllai të korrigjoj sjelljen e tij.
Ti ofrojnë motrës/vëllait dicka që i pëlqen për të shuar sjelljen e vështirë për momentin.
-Të kërkojnë ndihmën tuaj,të të rriturve të tjerë.
Kultivoni dëshirën për të përfshirë motrën/illain me bashkmoshatarët.
-Të luajnë me shok të përbashkët.
-Ti tregojnë shokëve për vështërësitë që ka motra /vëllai gjatë lojës,komunikimit.
-Të ndihmojnë motrën /vëllain të mësoj të luaj,ndihmojnë dhe miqtë të luajnë, komunikojnë me të.
-Ti tregojnë shokëve për cilësitë e mira që ka motra /vëllai i tyre.
-Të zgjedhin një grup shokësh të ngushtë që e kuptojnë më mirë motrën /vëllain e tyre dhe të shkojnë bashkë në shkollë,në kurse jashtshkollore,festa ditëlindjesh.
-Të luajnë dhe ata me shok,shoqe me Sindromën Down të motrës/ vëllait të tyre./psikologjiadheshendeti