Mësoni ninulla shqip për vajza dhe djem

2018-08-17 në ora 09:36

Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në përgjithësi janë këngë të shkurtra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën. Më poshtë janë disa ninulla për djem dhe vajza të cilat mund t’i mësoni për fëmijët tuaj:

Nina- nina vajzes

Nina nina, vajze e nanes – Mori cuce per bukuri – U bafsh si lule per hijeshi – Fle si gjingj e cohu si rrunxe –

Qingja e nanes nina ni – Vajze u rritsh e u fejofsh! – U martosh e u lulzosh – Dalsh ti bij me hijeshi –

E u permendsh-o per urti – Ju rritsh nanes e nalt me shtat – T’u baft shtati si bajrak – E t’u mushet fytyra me gjak –

Nina nina po te përkundi – Gjumi vjen kadale kadale – Ec “emri i vajzes” me ma mare – Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur) – E kam vu vajzen ne djep – Hajde gjum kadalë kadalë – A p’e merr ti shume a pak

Nuk ta la por nji sahat- Flej moj cuce, e mshili syt! – Kur t’mi çilsh, i çilsh si hyjt – I çilsh si hyjt e çilsh si hane – Ani te rrisin bab’ e nane – Po m’u rritsh me rob te tane

Nina-nina, more pllum

Nina-nina, more pllum – Flej se nana te don shum – T’i m’u rritsh-o nafaklum – Nafak lum-o djal i ri

Dielli ty gjithmone me t’pri – Kur te rritesh mor zamak – Tash gzon nanen ne konak – Kur te rritesh djal im – Ti moj zemer do m’dalsh trim

NINA NANA DJALIN!

Nina-Nana, o more bir! – Flej se gjumi te ban mire – Te ban mire e te rehaton – Shtatin,bir ta pushton – Gjumi,gjumi, rehatshumi – Vjen me te marre porsi pëllumbi – Nina-Nine, sheqer ne letër – Mu bafsh, bir, plak i vjeter! – C’po i kendon-o djali djepit. – Si bylbyli ne gemb te plepit

Flej,o djale, ti flesh i bardhe – E gjithkund tu dhashte mbare! – Ma gzosh emnin qe ta kam ngjite – Mori molle, ma gzofsh te rrite – Lumja nana, bir,qe te ka, – Bir qe tka edhe te paste – Me te mire mbrapa te lante – Te mira,bir, sa zemra te dashte!

/Gazeta Shneta/