Kosi është ndër të paktat sendet e para ushqimore që mund t’u jepen bebeve, sepse përmban përfitime të mëdha shëndetësore për beben tuaj.
Shumë pediatër mendojnë se kosi mund t’i jepet bebeve në moshën rreth shtatë deri në tetë muaj shkruan parenting.firstcry. Nga ana tjetër, disa pediatër mendojnë se kosi është ushqimi që mund të fillohet në moshën gjashtë muajshe transmeton GazetaShneta.
Shumë nëna për herë të parë mund të pyesin veten, a është kosi i mirë për bebet? Disa nga këto përfitime diskutohen më poshtë:
-E mirë për sistemin imunitar: Prania e acidit laktik në kos është shumë efektiv në ndërtimin e sistemit imunitar tek bebet. Konsumi i rregullt i kosit largon nga stomaku bakteret që shkaktojnë sëmundje (diarre, dizenteri etj.).
-Dobishme për problemin e stomakut: Acidi laktik në kos ndihmon në neutralizimin e ekuilibrit acid-alkalik të trupit. Kjo ndihmon në mbajtjen e acarimit dhe problemet e stomakut.
-Trajton pagjumësinë tek bebet: Dhënia e kosit rregullisht tek bebja juaj ndihmon të flejë më mirë.
-E ngarkuar me lëndë ushqyese: Kosi është i mbushur me lëndë ushqyese dhe është një ushqim ideal për një bebe në rritje. Përmban vitamina A, C, B-6, D, E, K, riboflavin, folate dhe niacinë. Prania e kalciumit, fosforit, kaliumit, magnezit, zinkut, natriumit dhe mineraleve të tjera janë të dobishme për zhvillimin e bebes suaj./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.