Fëmijët duhet të flenë me çorapë. Këtë madje duhet ta mendoni edhe për vetën tuaj, nëse doni të keni një gjumë më të rehatshëm. Kështu sugjerojnë studimet e fundit.
Sipas “National Sleep Foundation”, fëmijët (por edhe të rriturit) duhet të flenë me çorape, kjo pasi diçka e tillë favorizon një gjumë më të mirë dhe të qetë.
Kjo pasi që ekziston një lidhje shumë e fortë mes qarkullimit të mirë të gjakut në ekstremitete dhe cilësisë të gjumit, shkruan Express.
Në fakt në momentin që ekstremitetet janë të ngrohta, qarkullimi i gjakut është më i mirë dhe truri e percepton më mirë dhe më shpejt se është momenti i gjumit.
Pra veshja e çorapeve do të ishte një zgjidhje shumë e mirë kundër gjumit jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.
Po nëse fëmija juaj djersitet gjatë natës?
Duket se veshja e çorapeve gjatë gjumit ndikon edhe në rregullimin e temperaturës trupore të fëmijës dhe për këtë arsye veshja e tyre mund të parandalojë djersitjen trupore.
Po nëse fëmija juaj nuk i preferon çorapet?
Në këtë rast duhet të vendosni një batanije tepër në zonën e këmbëve të fëmijës në mënyrë që të ngrohni në mënyrën e duhur gjymtyrët e poshtme të fëmijës. Një zgjidhje e mirë do të ishte edhe veshja e një palë pantofla të ngrohta para gjumit në mënyrë që këmbët e tij të jenë tepër të ngrohta.
Po me bebet si duhet të veprojmë?
Përpiquni t’i vishni fëmijës çorape prej materiali natyral duke evituar përdorimin e materialit sintetik, i cili nuk lejon ajrosjen e lëkurës duke bërë që këmbët të djersijnë. Nëse ndodh kjo mund të favorizohet zhvillimi i baktereve. /Gazeta Shneta/