Mësues, shtatori erdhi por mos i detyroni fëmijët të tregojnë si e kanë kaluar verën

2018-08-31 në ora 08:41

Zakonisht në ditët e para të fillimit shkollor një ndër detyrat më të zakonshme që bëjnë mësuesit është t’i pyesin nxënësit si kanë kaluar pushimet e verës.

Por, si duket kjo mënyrë e të vlerësuarit shihet jo e qëlluar, për shkak se jo të gjithë jetojnë me kushte të mira jetese aq sa të arrijnë të bëjnë edhe pushime.

Prandaj për të gjithë mësuesit dhe mëueset, lexoni këtë letër më poshtë:

Te dashur/a mesues/e,

Javen e ardhshme kur ato fytyra te embla te vijne ne klasen tuaj per here te pare dhe ju deshironi te ju jepni detyren e zakonshme “Si i keni kaluar pushimet verore”, ju lutem konsideroni nje femije, familja e te cilit/ciles nuk ka pasur mundesi te shkoje per pushime. Nje femije tjeter qe eshte dashur te kujdeset per vellaun/motren me te vogel, sepse vellau/motra i/e saj/tij me i/e madh/e ka fjetur gjithe diten. Nje femije qe i eshte dashur te rrije poshte batanijes deri ne oren 2 pas mesnate duke dashur t’i ik britmave dhe fyerjeve. Nje femije qe po shikon per te ngrene dhe per te mbushur barkun, pasiqe sandëichi ka qene ushqimi i/e tij/saj gjate tere veres ose qe nuk ka ngrene asgje dhe e ka kaluar tere veren duke kerkuar ushqim per veten. Femija qe po vesh rrobat e vitit te kaluar, sepse familja nuk ka pasur mundesi t’i bleje rroba te reja.

Ka femije qe druhen ne diten e pare te shkolles sepse nuk kane nje pergjigje te mire per pytjen se si e kane kaluar dhe cfare kane bere gjate veres, sepse ndoshta ajo qe ata kane bere ka qene vec mbijetesa.

Andaj ju lutem konsiderojeni nje pyetje tjeter, psh “Cfare do te bej kete vit te ri shkollor”.

Por, ju lutem shume mos i detyroni te shkruajne nje paragraf per te ju treguar se si e kane kaluar veren.

Mjerisht per shume femije, pjesa me e bukur eshte qe vera ka mbaruar./KultPlus/