Fitimi në peshë gjatë shtatzënisë është i shëndetshëm dhe normal, por mund të ndjeheni të rënda pas lindjes së foshnjës.
Ja disa këshilla për kthimin në peshën tuaj të para shtatzënisë në mënyrë të sigurtë.
Mënyra më e mirë për t’u kthyer në formë është përqendrimi në këto tri fusha:
Ushqimi i shëndetshëm – Hani një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme. Ndiqni Udhëzuesin e Ushqimit në Kanada për të marrur shembuj të peshës së duhur.
Ushtrimet – Filloni gradualisht aktivitetin fizik në rutinën tuaj. Bashkohuni me një klasë palestre me nëna tjera dhe fëmijë ose kërkoni nga të dashurit tuaj që të j’u ndihmojnë të kujdeseni për foshnjën tuaj derisa të shijoni stërvitjet. Aktiviteti fizik është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin dhe për t’u ndjerë më energjik.
Gjidhënia – Së bashku me të ushqyerit shëndetshëm dhe aktivitetin e rregullt të tilla si ecja, ushqyerja me gji do t’ju ndihmojë të humbni peshë. Shumë gra përjetojnë humbjen më të madhe të peshës gjatë gjashtë muajve të dytë të dhënies së gjirit. / Gazeta Shneta