Mia Sorayan e zë gjumi duke thithur gjirin e mamit Emina
Në jetën publike të modeles së njohur shqiptare Emina Cunmulaj, vend të posaqëm zënë dy vajzat e saj, Ella dhe Mia Soraya.
Mami Emina së fundmi ka publikuar një fotografi ku shihet Mia tek e ka zërë gjumi duke thithur gji. Të ushqyerit me gji për Eminën është një gjë shumë me rëndësi dhe këtë ajo e ka shfaqur disa herë me fotografi në Instagram.
Madje në fotografinë e dytë ajo ka shkruar se bashkëndjen me nënat e tjera që nuk mund t’i japin gji foshnjave të tyre, pasi gjidhënia është shumë e vlefshme për shëndetin e fëmijëve. /Gazeta Shneta/