Midis punës dhe gjidhënies, ja disa këshilla

2017-03-25 në ora 13:04

Mund të ushqej me gji ndërsa punoj?

Po! Sigurisht që mund t’ja dilni të kombinoheni shumë mirë mes këtyre dy impenjimeve shumë të rëndësishme. Ju duhet të mësoni si të përshtateni në bazë të nevojave të fëmijës, duke qënë të sigurta se ai do të ushqehet në mënyrën e duhur edhe pse nuk do të jeni një nënë gjidhënëse me kohë të plotë.

Duhet ta lajmëroj punëdhënësin se ushqej fëmijën me gji?

Po! Ju duhet ta lajmëroni punëdhënësin tuaj që në momentet e para të fillimit të punës që jeni duke e ushqyer fëmijën me gji. Ushqyerja me gji do të bëhet e vështirë në rast se punëdhënësi juaj do të:

Refuzojë të mbështesë gjidhënien;

Bëjë të vështirë krijimin e mundësisë për të ushqyer fëmijën me gji.

Punëdhënësi juaj duhet të jetë i lumtur që ushqeni me gji, pasi sipas disa të dhënave të dala nga studimet përkatëse, nëna që ushqen me gji do kërkon më pak ditë leje gjatë vitit për shkak të një problemi shëndetësor të fëmijës, duke qënë se fëmijët që ushqehen me gji kanë tendencë të sëmuren më pak se ata që ushqehen me formulë.

Si duhet të përgatitem për të shkuar në punë ndërsa ushqej me gji?

Kjo do të jetë shumë më e thjeshtë nëse merrni disa masa. Filloni duke nxjerrë qumështin me pompë një muaj para se të rifilloni të shkoni në punë në mënyrë që të keni sasi të konsiderueshme qumështi në frigorifer (në akull) për t’u përdorur ndërsa ju nuk jeni në shtëpi. Ju duhet të merrni masa për ta mësuar fëmijën të pijë me biberon kohë më parë, pra jo në ditët që ju keni filluar punë.

Nëse fëmija juaj është ushqyer vetëm me gji mund të rezultojë disi e vështirë pirja me biberon. Ju duhet të njoftoni personin që do të kujdeset për fëmijën tuaj ndërsa ju jeni në punë se dëshira juaj është që ai të pijë qumështin e gjirit që ndodhet në ngrirje, dhe për pasojë duhet të respektojë dëshirën tuaj.

Çfarë është ushqyerja e përzier?

Ushqyerje e përzier konsiderohet ushqyerja e fëmijës njëkohësisht me qumësht gjiri ndërsa ju jeni në shtëpi dhe me qumësht formule ndërsa ju eni në punë. Kjo nënkupton që ju nuk duhet të nxirrni qumësht nga gjiri me pompë, por ndërkohë mund të ushqeni fëmijën tuaj me gji para se të shkoni në punë dhe pasi të ktheheni nga puna.

Në një rast të tillë trupit tuaj do t’i duhet të rregullojë sasinë e qumështit të prodhuar, pra të mos prodhojë shumë qumështu gjiri për momentet që fëmija nuk pi. Nëse prodhimi i qumështit është stabilizuar, ju mund të ushqeni në çdo moment të ditës gjatë fundjavës (e cila ka 1-2 pushimi) apo mbrëmjes.

Avantazhet dhe disavantazhet

Për fëmijën

Për fëmijën, ushqyerja me gji ka shumë avantazhe, pasi ai do të vazhdojë të marrë benefitet e qumështit të gjirit. Ju duhet të mësoni të ruani qumështin e nxjerrë me pompë në kushtet e duhura.

Qumështi i gjirit i ruajtur në akull ka më pak aftësi mbrojtëse ndaj infeksioneve, por është gjithsesi me vlera shumë më të mëdha se qumështi i formulës.

Për nënën

Për ju mund të ketë disa disavantazhe në momentet e para, kryesisht gjatë javëve të para. Kjo do të jetë një kohë e mjaftueshme për ta bërë gjirin të përshtatë sasinë e qumështit të prodhuar në bazë të kërkesës.

Mund të rezultojë që ushqyerja me gji ndërsa jeni në punë të jetë shumë e lodhshme, por me pak organizim gjithcka mun dtë shkojë për mrekulli. Me kalimin e kohës do të mësoheni me rutinën, kjo do të ndodhë brenda pak javësh.