Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur për gjendjen në të cilën ballafaqohet shëndetësia në Kuvendin e Kosovës.
Ai në fjalën e tij, ka replikuar me shumë prej deputetëve të Kuvendit rreth reformave.
Ai ka thënë se Koncept-Dokumentet nuk janë reforma që ka nevojë shëndetësia, pasi sipas tij me këto është mbushur ministria.
“Reforma sipas jush nënkupton një dokument strategjik shumë të mirë, ta lëmë në raft, të vijmë këtu dhe të rrahim shuplakë, e qytetari përsëri të mos ketë barna, përsëri të mos ketë shërbim, përsëri të maltretohet nga barnatorja në barnatore, të maltretohet nëpër klinika. Më fal, nuk jam për këso reforma. Nuk jam”, ka thënë Ismaili duke shtuar.
“Nuk dua të bëjë reforma me dokumente që nuk i përdorim e qytetari jonë të kenë shpenzimet më të larta në rajon. Ju po më thuani që t’u bëjë një Koncept-Dokument, kurse nuk ke krijuar një system të qëndrueshëm të furnizimit me barna. Ministria e Shëndetësisë ka rënë në kolaps për shkak të mungesës së menaxhimit. Krejt dokumente e kam ministrinë, kursë ju, punëtorët shëndetësor nuk i keni materialet bazike. Për çfarë reforme po flasim këtu? Unë do të punoj për qytetarët deri të rregullojmë furnizmin stabil me barna, të krijomë shërbime të reja dhe të zbusim varfërimin e tyre si shkak i shpenzimeve në shëndetësi”, ka përfunduar ai.