Ministri Ismaili përcjell punimet e Spitalit të Kirurgjisë Pediatrike, premton të përfundohet pas 22 muajve

2018-08-15 në ora 15:09

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka premtuar për përfundimin e punimeve të Spitalit të Kirurgjisë Pediatrike pas 22 muajsh punë. Këto zotime ai i bëri gjatë një vizite të punimeve të Spitalit të ri të Kirurgjisë Pediatrike në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie, ndërsa ka treguar se bashkë me të parin e Shëndetësisë prezent ishin edhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe drejtori i kompanisë Mabetex, Valon Lluka, njofton Gazeta Shneta.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Z. Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Uran Ismaili dhe drejtori i kompanisë Mabetex , z. Valon Lluka, kanë përcjellë nga afër punimet që janë duke u bërë për ndërtimin e Spitalit të Kirurgjisë Pediatrike”, thuhet në kumtesën për medie.

Ministri gjithashtu tha se ka folur me punëkryesit dhe pritet që punimet të fillojnë edhe në katet e ardhshme.

Zotimin për përfundimin e punëve në 22 muaj ka bërë edhe drejtori i kompanisë “Mabetex”, Valon Lluka.

“Z. Valon Lluka, Drejtor i Mabetex, tha se ka informuar Ministrin dhe drejtorin e SHSKUK në lidhje me punimet që janë duke u kryer, duke i siguruar se të gjitha punët do të kryhen për 22 muaj ashtu si parashihet me kontratë”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Shneta/