Ministri Ismaili: Shëndetësia kosovare në gjendje emergjente, +10 mln euro buxhet

2017-10-30 në ora 19:17

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pranuar se gjendja e shëndetësisë kosovare është në gjendje emergjente.

Ai ka deklaruar në emisionin Puls në KTV se nuk mund të mendojë për projekte më të mëdha, përderisa nuk e kalon fazën emergjente të shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Pasi të kalojë faza emergjente, ai thotë se do të diskutojë për probleme tjera sikurse kalimi i buxhetit përsëri te SHSKUK-ja nga MSH-ja.

Ismaili dha një lajm të mirë për shëndetësinë kosovare duke paralajmëruar ngritje buxheti mbi 10 milionë euro nga Qeveria e Kosovës pas rishikimit të buxhetit. /Gazeta Shneta/