Ministri Rrahmani harron sigurimet, relaksohet në Munih (FOTO)

2017-02-15 në ora 22:05

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pas problemeve me mos-fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore dhe halleve të shumta në shëndetësinë kosovare, ka vendosur të mendojë për shëndetin e tij.

Ai në fillim të javës ka udhëtuar në Gjermani për t’u relaksuar dhe për ta përcjell nga afër ndeshjen e futbollit mes Bayern Munich dhe Arsenal në Munih.

Këtë e tregojnë fotografitë e postuara nga shefi i kabinetit të tij, Bekim Murati, i cili e ka shoqëruar ministrin Rrahmani.

“Live Arsenal”, shkroi Murati në Facebook të mërkurën.

Bekim Murati dhe Imet Rrahmani në Munih (Foto: Facebook)