Ministrit në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, krejt çka i ka mbetur nga pasuria është një tokë me mal.
Në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsion, ministri i cili do të mbetet edhe pa këtë pozitë, ka deklaruar pasuri të patundshme tokë me mal 2400 m2 në vlerë 25 mijë euro të blera me vetfinancim, shkruan Gazeta Shneta.
Rrahmani nuk ka deklaruar nëse ka shtëpi apo banesë të vetën.
Ai ka publikuar veturën mercedes në vlerë 7 mijë euro dhe atë të bashkëshortes Golf në vlerë 3500 euro.
Sipas deklarimit, Rrahmani mund të konsiderohet si një nga ministrat me më së paku pasuri. Ai ka të kursyera në bankë para në vlerë 2600 euro nga rroga 16 mijë euroshe e ministrit në vit.
Ndonëse bashkëshortja dhe fëmijët kanë më tepër se ai siç mund ta shihni tabelën më poshtë.
Imet Rrahmani ka edhe detyrime ndaj dy bankave komerciale, njëra 10 mijë euro, tjetra 612. /Gazeta Shneta/