Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me Covid-19.
Zemaj tha se vizita e tij në këtë Klinikë ishte për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar.
Ai shtoi se institucionet do t’iu ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme për të kaluar situatën në të cilën po kalon Kosova, raporton Ekonomia Online përcjell Klan Kosova.
“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme pr situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”.
I pari i shëndetësisë theksoi se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në respektimin e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe të vetë ministrisë dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent, dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”.
Ministri i Shëndetësisë ndër të tjera tha ata të cilët nuk i respektojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtarë. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që ta rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”.