Ministri, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media për të folur rreth rastit që dje tronditi vendin, vetëvrasja e një personi në konviktet e Prishtinës.
Ministri në fjalën e tij i shprehi ngushëllime familjarëve, teksa theksoi se do të kërkojë raporte dhe do të marr masa për çdo papërgjegjësi nga zingjiri institucional.
“U shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të të ndjerit. I ndjeri kishte mbërritur në karantinë nga Gjermania pasi kishte shkuar për të ndjekur studimet. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithëve shumë thellë, e edhe mua personalish”, u shpreh Vitia.
“Ne do të kërkojmë raport nga secili institucion, nga procdura se si është kthyer nga Gjermania e deri tek përgjegjësit tek QS-ja në Prishtinë”, shtoi tutje ministri.