Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet se ka simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet vetëm pas rezultateve të analizave që thuhet se do të dalin në mesnatë, transmeton Gazeta Metro.
Këtë Vitia e tha vetëm para pak çastesh në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur për media, pikërisht për këtë rast i cili dyshohet të jetë rasti i parë i këtij virusi në Kosovë.
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë Vitia.
Kujtojmë se ky virus është përhapur nga qyteti Ëuhan i Kinës, që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa deri më tani numri i të vdekurve nga ky grip ka arritur në 724. /gazetametro.net