Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se po krijohet për herë të parë në vendin tonë një sistem rregullativ për çmimet e barnave.
Vitia, ka thënë se sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, përcjell Gazeta Shneta.
“Pres nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme”.
“Kësilloj qytetarët tanë, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të jenë të mbrojtur nga çmimet abuzuese, të papërballueshme e të paunifikuara të barnave anekënd vendin tonë. Ndërsa shpenzimet për furnizimin me barna nga buxheti i shtetit më të përballueshme dhe më të kontrolluara” është shprehur Vitia në një postim në rrjetin social facebook. /Gazeta Shneta/