Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ua ka dedikuar sot një mirënjohje publike infermierëve dhe mamive me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit.
“Mirënjohje e jashtëzakonshme ndaj infermierëve e mamive në Ditën botërore të Shëndetit. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur respektin e thellë ndaj punës suaj të përditshme, punë të cilën tani më shumë së kurrë e kanë para syve të tyre e gjithë shoqëria në vend dhe botë.
Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jipni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë.
Respekt dhe falenderime për sakrificat tuaja të përditshme që ju dhe familjet tuaja bëjnë, që ne të kemi mundësi ta bëjmë betejën e madhe për jetën dhe shëndetin!”, ka shkruar ministri. /Gazeta Shneta/