Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka përgëzuar dhe uruar të gjithë stafin dhe grupin e vullnetarëve të Qendrës Studentore për punën e palodhshme përgjatë këtyre ditëve.
Poashtu, Minstri Vitia gjatë një vizite në orët e pasdites në Qendrën Studentore ka takuar drejtorin e përgjitshëm të QS-së Fatmir Sfishta, stafin e Qendrës, vullentarët, mjekët dhe policët transmeton Gazeta Shneta.
Vitia, ngriti lart punën e tyre dhe i përgëzoi për angazhimin e plotë:
“ Faleminderit që po kontribuoni për vendin dhe popullin tuaj. Kjo nuk do të zgjasë shumë por do të dalim fatbardhë falë juve.
Në këtë rast punëtorët e Qendrës siç më kanë raportuar kanë qenë në nivel të detyrës, kanë qenë të jashtëzakonshëm. Do të mundohemi t’ua kthejmë me iniciativa të tjetra, në çfarëdo rrethane.
Për juve do të flitet. Nëse askush nuk flet do të flasim ne që e kemi parë punën në teren se me çfarë angazhimi dhe përkushtimi e keni bërë tërë këtë punë. Sinqerisht përkulem para juve.
Përkulem para angazhimit tuaj. Ju si vullnetarë jeni motivimi kryesor për neve që e kemi detyrë në fund të fundit. Por motivimi që po vjen prej juve po na shtyn të punojmë edhe më shumë”, u ka thënë Vitia stafit të QS dhe vullnetarëve të angazhuar.
Vlen të theksohet se Qendra e Studentëve me vendim të Qeverisë së Kosovës është shndërruar në karantinë.
Poashtu, qindra qytetarë të Kosovës që para pandemisë kanë rastisur të jenë jashtë Kosovës, janë karantinuar në Konviktet e Qendrës së Studentëve.
Qendra me të gjitha kapacitetet e saj është duke u angazhuar në luftimin e pandemisë së COVID-19.