Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot konferencë për media së bashku me Dr. Naser Ramadanin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Duke analizuar situatën shëndetësore në vend pas pandeisë COVID-19, ndër të tjera, ministri Vitia njoftoi se ata kanë iniciuar kërkesë për t’u pajisur edhe me 10 mijë teste të reja.
MSH’ja vetëm ditë më parë pajisi institutin me 7 mijë teste.
“Është iniciuar kërkesa edhe për 10 mijë teste tjera, IKSHPK-ja po vazhdon 24 orë të bëjë testime, poashtu po vazhdojnë të vijnë donacione dhe individë brenda Kosovës”, u shpreh Vitia.