Ministri i Shëndetësisë Armend Zemajn, e ka liruar Diellor Rizajn nga detyra e këshilltarit politik pranë kabinetit të tij.
Gazeta ka siguruar vendimin e Zemajt i cili mban datën 14 dhjetor të vitit të kaluar, por Rizaj ka vazhduar angazhimin e tij në Bordin Drejtues të SHSKUK-së si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Për lirimin e tij nga detyra si dhe për zëvendësimin e tij në Bordin Drejtues të SHSKUK-së, Zemaj dhe MSH nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës.
Gazeta ka raportuar ditë më parë edhe për punësimin e Rizajt në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK. /Gazeta Shneta/