Ministria e Shëndetësisë ka dhuruar një autoambulancë për Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Janjevë të Lipjanit dhe atë të Reçanit në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar Uran Ismaili nëpërmjet një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, ku thuhet se reformat shëndetësore do të ndodhin edhe në qytete të tjera, shkruan Gazeta Shneta.
“Reforma jonë në shëndetësi do të prekë të gjitha komunat dhe të gjithë qytetarët pa dallim????”, thuhet në postimin e Ismailit.
I pari i shëndetësisë gjithashtu nuk ka lënë pa premtuar edhe zbutjen e varfërisë qytetare, si rezultat i shpenzimeve për shpenzime mjekësore.
Në nëntor të vitit të kaluar, është raportuar se institucionet publike shëndetësore kanë në dispozicion vetëm 92 autoambulanca.
Ndonëse nuk është ndarë ndonjë buxhet i veçantë për këtë shërbim, po në atë muaj është raportuar të jenë alokuar 7.2 milionë euro për marrjen e 358 veturave me qira./Gazeta Shneta/