‘Ministria e Shëndetësisë e kopjoi strategjinë 2017-2021’ (Dokument)
Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë krejt origjinale në përgatitjen e Strategjisë Sektoriale 2017-2021.
Sipas një reagimi të drejtorit të Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve, Besim Kodra, kjo ministri e ka kopjuar strategjinë nga Kroacia.
“Shihet se në faqe 35, komplet 2 fjali janë në gjuhën kroate! Ky nuk është vetëm një lëshim teknik, por tregon se strategjia shëndetësisë është e kopjuar, jo e prodhuar në bazë të rrethanave në Kosovë!”, ka shkruar Kodra në facebook.
Më poshtë mund t’i shiheni edhe fotografitë e nxjerra nga Kodra në facebook.
KËTU mund ta gjeni dokumentin e plotë të strategjisë. /Gazeta Shneta/