Ministria e Shëndetësisë financoi OJQ-të me mbi 243 mijë euro (Dokument)

2017-03-17 në ora 12:17

Qeveria e Kosovës ka publikuar raporti mbi financimin e OJQ-ve në vitin 2015 dhe 2016.

Në këtë raport të publikuar për herë të parë, janë evidentuar të gjitha OJQ-të që janë financuar gjatë këtyre dy viteve nga ministritë, komunat dhe agjencitë tjera, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas të dhënave të raportit, rezulton se vetëm në vitin 2015 tek OJQ-të janë transferuar 13 milionë e 975 mijë e 988 euro, ndërsa, në vitin 2016 janë transferuar gjithsejtë 13 milionë e 883 mijë e 316 euro.

Në raport thuhet se të dhënat e siguruara nga Thesari në Ministrinë e Financave dhe po ashtu të dhënat e siguruara nga ana e ministrive nuk kanë qenë të plota për të kuptuar qëllimin e mbështetjes financiare publike, si dhe objektivat e mbështetjes, nga të dhënat që janë siguruar shihet se mbështetja financiare publike deri diku është në linjë me objektivat strategjike dhe fushën e përgjegjësisë së institucioneve/ministrive që ofrojnë këtë mbështetje financiare publike.

“Megjithatë ekzistojnë edhe raste të mbështetjes financiare për OJQ-të ku përkrahja nuk ndërlidhet drejtpërdrejtë me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të cilat ofrojnë mbështetjen financiare”, thuhet në raport.

Ministria e Shëndetësisë ka financuar gjatë këtyre dy viteve rreth 50 OJQ, që kryesisht janë shoqata të profesionistëve shëndetësorë.

MSH-ja ka transferuar para në vlerë prej 243,704 euro. Më së shumti ka përfituar ‘Kosovar Catholic Church Carita’ me 50 mijë euro në vitin 2015 dhe 150 mijë euro në vitin e kaluar.

Më poshtë e keni listën e plotë të OJQ-ve që kanë përfituar nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

2015
2016