Ministria e Shëndëtësisë ka kontraktuar me katër udhërrëfyes tjerë klinikë në lëmit e shëndetit riprodhues, publik dhe shëndetit parësor ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili përmes një postimi në Facebook theksoi se përmes këtyre udhërrëfyesve do të bëhet unifikimi i trajtimit i pacientëve nëpër reparte përkatëse, shkruan Gazeta Shneta.
” Për ta avancuar këtë praktikë, sot kam nënshkruar edhe 4 udhërrëfyesit tjerë klinikë në lëmit e shëndetit riprodhues, shëndetit publik dhe kujdesit parësor. ? Përmes tyre, ne do të bëjmë standardizimin dhe unifikimin e trajtimit të pacientëve për sëmundje të ndryshme nëpër klinikat dhe spitalet tona në tërë vendin.”, thuhet në postimin e Ismailit.
Institucionet publike kosovare tashmë kanë gjithsej gjashtë udhërrëfyes klinikë./Gazeta Shneta/