Ditë më parë është parë një shpërndarje e “recetave” në rrjetet sociale sesi të mbrohemi dhe kujdesemi nëse infektohemi me COVID-19.
Për këtë është njoftuar dhe Ministria e Shëndetësisë, e cila në një komunikatë ka thënë se “recetat” e tilla ngjallin shqetësime për qytetarët shkruan GazetaShneta.
MSH ju bënë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e publikimeve të tilla dhe për çfarëdo shqetësime nga ana juaj, kontaktoni mjekun tuaj më të afërt.
Për të gjitha detajet e nevojshme, rekomandohet që, të përcillen vetëm këshillat zyrtare që publikohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK’ja, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara./GazetaShneta/