Është shëruar pacienti i parë i infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Vitia ka njoftuar se IKSHPK’ja ka marr rezultat negativ tek njëri nga pacientët që ishte i infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Megjithatë, për ta konfirmuar shërimin e plotë, nevojitet një test kontrollues.
Njoftimi i plotë i ministrit:
“Të dashur qytetarë
Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.
Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.
T’i ndihmojmë personelit shëndetësor? QËNDRONI NË SHTËPI! MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!”. /Gazeta Shneta/