Miqtë në Facebook ia vërejnë kancerin e mushkërive nëpërmjet një fotografie të thonjve

2018-08-11 në ora 06:30

Zakonisht, kur gratë shpërndajnë fotografi të thonjve të tyre, e bëjnë këtë për të marrë komplimente.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi me nënën dhe njëkohësisht gjyshen nga Britania e Madhe, Jean Williams Taylor, ndërsa ajo kishte publikuar një fotografi të thonjve në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.

“Dy javë më parë kam postuar këtë fotografuar duke pyetur nëse dikush kishte parë ndonjëherë thonj si ky i imi”, ka postuar ajo, duke ndarë fotografinë origjinale me t ëtjerët.

Jean vazhdoi të shpjegojë se si miqtë e saj, filluan t’i kërkonin asaj të shihte një mjek. Megjithë ngurrimin e saj,

“Unë u nxita për testet e gjakut dhe mamografi, dy ditë më vonë kam marrë një telefonatë për të shkuar për një testim tjetër, Pas dy javëve të fundit, dje kam marrë rezultatet e mia … kancer në të dy mushkëritë! Mund ta besoni dot? “.

Siç Jean shpjegoi, lakimi i thonjve nganjëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze, veçanërisht të sëmundjes së zemrës dhe të mushkërive.