Më 17 qershor të këtij viti, FDA ka autorizuar vaksinën kundër Covid, Moderna, që të administrohet edhe tek fëmijët nën 6-vjec. Çfarë do të thotë kjo?
Pas miratimit të kësaj vaksinë do të thotë që 19 milionë fëmijë në grupmoshën 6 muajsh deri në 5 vjeç tani do të kenë një mbrojtje shtesë kundër Covid, thekson Jonathan Blau, drejtor i neontalogjisë në Spitalin Universitar Staten Island.
Megjithëse vaksina Pfizer ka qenë e disponueshme për fëmijët e moshës 5 vjeç e lart që nga nëntori 2021, fëmijët më të vegjël kanë qenë të pambrojtur. E kjo, po që ka qenë sfiduese për fëmijët dhe prindërit shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Covid-19 nuk ka kursyer edhe fëmijët, të cilët janë përballur edhe me probleme tjera shëndetësore.
Për këtë arsyje, “vaksinimi i fëmijëve të vegjël mund të ndihmojë në mbrojtjen e tyre nga infektii me Covid dhe gjithashtu përhapja e tij te të tjerët nëse infektohen.” Ka thënë Dr. Behnoosh Afghani.
Me rritjen e rasteve të Omicron, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) raportoi mbi 4.9 milionë raste me COVID-19 te fëmijët. /Gazeta Shneta/