Pushimet vetëm se kanë filluar derisa shumë prej të famshmëve shqiptarë janë drejtuar drejt plazheve në mbarë botën.
Së fundmi edhe këngëtarja e famshme Miriam Cani është duke kaluar disa ditë pushimi së bashku me vajzën e saj Amelinë.
Ajo ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet e vogla e saj duke shijuar rrezet e diellit në plazh.
Miriami është përkujdesur për vajzën e saj e cila mban një kapele mbi kokë për ta ruajtur nga rrezet e forta të diellit të mesditës. Amelia e vogël me kalimin e kohës po rritet dhe ka marrë një nur nga nëna e saj./Gazeta Shneta/