Mjeku Ronny Jackson ka deklaruar para pak ditësh se pacienti i tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, është në gjendje shëndetësore shumë të mirë.
Por ai nuk ka bërë të ditur nëse ka kryer ndonjë test të shëndetit mendor të Trump. Kjo ka shtyrë një grup mjekësh që të kërkojnë nga Dr. Jackson që t’i kryej test presidentit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Duke qenë se Trump ka mbushur 71 vjet, udhëzimet mjekësore sugjerojnë që pacientët në këtë moshë duhet të kryejnë vlerësimin e funksionit njohës dhe shëndetit nervor.
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë kërkesën e profesionistëve mjekësor për të kryer ekzaminim rreth aftësive mendore të Trump, duke i quajtur “qesharake dhe të turpshme”. /Gazeta Shneta/