Mjekët e Fushë Kosovës vaksinojnë mbi 300 fëmijë të komuniteteve

2017-10-09 në ora 08:13

Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë ka filluar t`i vaksinojë fëmijët e komuniteteve Romë, Egjiptian dhe Ashkalinjë.

Shefi i QKMF-se në Fushë Kosovë, Remzi Shala tha në rubrikën “Syte 7” në Klan Kosova se këta banorë nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre për këtë qëllim kanë vendosur të shkojmë shtëpi për shtëpi për t`i vaksinuar fëmijët e komuniteteve.

Sipas Shalës për pesë ditë kanë arritur t`i vaksinojnë 311 fëmijë.

Ai bëri të ditur se në terren kanë arritur t`i identifikojnë 20 fëmijë të prekur nga fruthi.

Sipas shefit të QKMF-se kanë mbetur edhe tri lagje pa u vizituar që siç bëri të ditur ai, numri i atyre qe do të vaksionohen do të arrijë në 500.