Mjekët e klinikës së Kardiokirurgjisë kanë bërë një postim në Facebook, ku thonë se kanë kryer edhe një operacion të suksesshëm.
Mjekët kanë thënë se pacientit iu shpëtua jeta pas kësaj ndërhyrje, transmeton Gazeta Shneta.
“Edhe një operacion i suksesshëm në Klinikën e Kardiokirurgjisë – QKUK, me ç’rast u shpëtua jeta e pacientit me Diseksion Akut të Aortës DeBakey 1 (Stanford A)”, thuhet në postim.
Operacioni u realizua nga kardiokirurgët Prof. Dr. Adem Grbolar dhe Ass. Dr. Arbër Kutllovci, të ndihmuar nga Dr. Endrit A. Shala, Dr. Shpejtim Shurdhiqi, Dr. Leonard Bytyqi.
Anestezioni i mbajtur nga kardio-anesteziologu Dr. Shkelzen Muriqi dhe Dr. Suzana Vllasaliu-Muriqi.
Ekipi i perfuzionistëve: Bernard Berisha, Gencc Tasholli dhe Teuta Bajrami
“Është nder të jesh pjesë e kësaj ekipe që po bën mrekulli në Kardiokirurgjinë kosovare me përvojat e tyre të nivelit botëror”, ka shkruar mjeku Endrit Shala. /Gazeta Shneta/