Një ekip i mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë kanë kujdestaruar në pikën kufitare me Maqedoninë në Han të Elezit.
Në shtetin fqinjë në Maqedoninë Veriore është regjistruar një rast me koronavirus Covid-19 deri më sot, por mjekët e Kosovës po punojnë për parandalimin e ardhjes së sëmundjes në vendin tonë, shkruan Gazeta Shneta.
“Ekipi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti vigjilente në pikën kufitare në Han të Elezit, duke zbatuar kështu rekomandimet e dhëna nga IKSHP nê Prishtinë, për kontrollën e udhëtarëve në rast dyshimi për koronavirus, në mënyrë që të bëhet parandalimi dhe përhapja e sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Por edhe dhjetëra ekipe tjera të mjekëve të qendrave të mjekësisë familjare nga komuna të ndryshme po vazhdojnë të punojnë në pikat kufitare dhe aeroportin e Prishtinës për t’i mbrojtur qytetarët nga koronavirusi.
Sigurisht mjekët familjar po punojnë me rekomandimet e epidemiologëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Në këtë të fundit deri më sot janë testuar mbi 50 raste të dyshimta me koronavirus, por për fat të mirë asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Instituti ka vazhduar të bëj thirrje për qetësi dhe kujdes ndaj virusit duke i zbatuar këto rregulla në përditshmëri:
1) Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
2) Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
3) Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jemi në rrezik nga infeksionet respiratore!
4) Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
5) Lani duart porsa hyni në shtëpi!
6) Lani duart para fillimit të përgaditjes së ushqimit!
7) Lani duart pas përdorimit të tualetit!
8) Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
9) Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
10) Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
11) Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
12) Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
13) Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
14) Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
15) Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
16) Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
17) Gjatë udhtimit përdorni ushqime të paketuara!
18) Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
19) Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
20) IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme! /Gazeta Shneta/