Në natën e mbrëmshme të 8 Janarit, Kosova është renditur në vendin e parë në botë përsa i përket ndotjes së ajrit. Në lidhje me këtë, mjekët kosovarë janë alarmuar mbi rrezikshmërinë që posedon ky nivel i ndotjes.
Gazeta Express, në lidhje me ndotjen e ajrit të martën ka biseduar me mjekun e QKUK’së, Skënder Bacën, specialist në fushën e pulmologjisë (sëmundjen e mushkërive). Sipas Bacës, kjo ndotje paraqet rrezikshmëri në qytetarët e Kosovës.
“Sëmundjet që mund t’i sjellë ndotja e ajrit në Kosovë janë asma bronkiale dhe kanceri bronkial i cili ka lidhshmëri të drejtpërdrejtë me duhanin dhe ndotjen e ambientit”, thotë doktori.
Tutje ai shpjegon se cilat janë shtresat më të rrezikuara nga kjo ndotje.
“Kjo ndotje e ajrit ndikon në eksacerbimin, përkeqësimin, ripërtëritjen e episodeve të sëmundjet kronike ebstroktive që ndryshe quhet bronhiti kronik. Mirëpo fatkeqësia jonë është që popullata pi shumë duhan dhe përkeqësohet gjendja edhe me ndotjen e ajrit. Për shembull një pacient që pi duhan dhe i nënshtrohet kësaj ndotje kalon shumë më vështirë”, shpjegon ai.
Sipas tij në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK gjatë vitit të kaluar janë diagnostifikuar rreth 300 pacientë të rinj më sëmundje kronike obstruktive. Ai thotë se deri te kjo ka ardhë si pasojë e industrisë së rëndë që aplikohet në Kosovë. Por megjithëkëtë, mjeku Skënder Baca thotë se Kosova në të kaluarën ka pasur ndotje edhe më të mëdha të ajrit.
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në portalin Gazeta Express.