Mjekët ia largojnë “foshnjën” që po e mbante në bark për 30 vite, gruaja e fotografon atë

2018-08-06 në ora 20:36

Një grua 52-vjeçare para 15-vitesh kishte arritur ta ndërpres shtatzëninë me sukses, por pas tërë këtyre viteve, gjinekologët arritën të gjenin një fetus brenda saj.

Pavarësisht se obstetri dhe gjinekologu i saj konfirmuan se ndërprerja ishte e suksesshme, gruaja vuajti nga dhimbjet në stomak për 10 vite rresht dhe vizitoi mjek të ndryshëm, të cilës i përshkruanin vetëm qetësues dhe tableta për aciditet, transmeton Gazeta Shneta.

Më në fund, ajo u takua me një specialist nga India e Veriut, i cili i bëri një tomografi kompjuterike dhe gjeti një pengesë në zorrët e saj, që po ia bllokonte sistemin e tretjes.

Një ekip prej dy mjekësh vendosën të veprojnë menjëherë dhe Dr Nilesh hoqi “foshnjën nga guri” plotësisht në një operacion dy-orësh, më 23 nëntor.

“Ishte tronditëse për të gjithë të pranishmit në sallën operative. Pas hapjes së barkut, ishte një “fëmijë guri” i rritur plotësisht, “shpjegoi Dr Nilesh.

Megjithatë, mitra, vezoret dhe tubat fallopiane ishin në gjendje normale. Pacienti kishte ndërprerë ciklin mestrual pesë vjet më parë dhe kishte kaluar moshën e lindjes së fëmijëve.”/Gazeta Shneta/