Për disa persona, koronavirus nuk zhduket pas një ose dy javësh. Në fakt, ndërsa përparon pandemia, gjithnjë e më shumë – të rikuperuarit po identifikojnë veten si “bartës të simptomave afatgjate”.
Këta janë njerëz që vuajnë me Covid të gjatë, gjë që i bën ata të raportojnë simptoma të pazakonta që ndodhin muaj pas infektimit të tyre fillestar shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.
Disa kanë raportuar rënie të flokëve dhe skuqje të çuditshme nëpër trup. Ndërsa tani mjekët po paralajmërojnë për një simptomë të re të gjendjes post Covid e që është ‘dhëmbët që bien’.
Pacientët e rikuperuar nga Covid kanë raportuar që dhëmbët e tyre bien muaj pasi kishin marr virusin.
Një grua 43-vjeçare nga Nju Jorku, e quajtur Farah Khemili, i tha The New York Times se ajo humbi njërin dhëmbët në nëntor pasi kishte pasur virusin në pranverë – diçka që nuk e ka provuar kurrë më parë.
Sipas raportit të New York Times, shumë njerëz në grupin Survivor Corp, një faqe në Facebook për të rikuperuarit e koronavirusit, raportuan se dhëmbët bien pas shërimit nga Covidi.
Ndërsa, sipas Dr. William Li, kjo gjendje mund të jetë rezultat i dëmtimit nga ana e virusit në pjesë të ndryshme të gojës.
Ndër të tjera Dr. Li ka thënë se koronavirus shkakton dëme serioze kur lidhet me proteinën ACE2, e cila ndodhet në pjesën më të madhe të trupit, përfshirë edhe gojën.
Prandaj, mund të jetë e mundur që virusi të ketë dëmtuar enët e gjakut në gojë që mbajnë dhëmbët ‘gjallë’, thotë Dr. Li.
Kjo mund të shkaktojë që dhëmbët të bien pa ndonjë pjesë gjaku ose dhimbje, gjë që po raportojnë shumica e bartëse të gjatë të Covidit.
Ndërsa sipas Dr. Michael Scherer, humbja e dhëmbëve mund të jetë rezultat i përpjekjes së trupit tuaj për të luftuar Covidin.
Protodontisti Scherer, tha për Nee York Times se humbja e dhëmbëve mund të jetë rezultat i një përgjigje imune të quajtur një stuhi citokine, e që është vendi ku trupi sulmon qelizat dhe indet e tij ndërsa përpiqet të luftojë koronavirusi.
“Sëmundja e mishit të dhëmbëve është shumë e ndjeshme ndaj reaksioneve hiper-inflamatore dhe bartësit e gjatë Covid sigurisht hyjnë në atë kategori” tha ai.
Sipas Medline Plus, inflamacioni mund të përhapet në “ligamentet dhe kockat që mbështesin dhëmbët”, duke rezultuar në një humbje të mbështetjes për dhëmbët, e cila bën që dhëmbët të lirohen dhe përfundimisht të bien – që do të thotë muaj pas një infeksioni viral. /Gazeta Shneta/