Sipas një artikulli të vitit 1995 në Discover Magazine, të gjithë gjitarët kanë gjëndra mamale, pa marrë parasysh gjininë e tyre, por “ndërsa gjëndrat përgjithësisht janë më pak të zhvilluara dhe jofunksionale tek meshkujt, shkalla e prapambetjes ndryshon mes llojeve”.
Në shumicën e rasteve, burrat thjesht nuk prodhojnë prolaktinë të mjaftueshme në trupat e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Prolaktina është hormon që prodhohet nga gjëndra e hipofizës e cila ndodhet në bazën e trurit. Ndihmon në prodhimin e qumështit në gratë shtatzëna.
Disa meshkuj janë të njohur për prodhimin e furnizimit të tepërt të prolaktinës, që çon në laktacion.
Është shumë e rralle, megjithatë janë vërejtur raste kur meshkujt dhe gratë kanë filluar të laktojnë si rezultat i trajtimeve të hormoneve që lidhen me kancerin./Gazeta Shneta/