Foshnjet e sopolindura nuk kanë një sistem imunitar shumë të zhvilluar, ndryshe nga të rriturit, tek të cilët gripi kalon pas dy tre ditësh, bebet e prekura nga gripi shpesh përfundojnë në spital me infeksione në mushkri.
Tani, të dhëna të reja tregojnë se bebet me të afërm të pavaksinuar kanë rrezik më të madh të përfundojnë në spital për shkak të gripit.
Kjo ndodh sepse bebet nën 6 muajsh janë shumë të vegjël për tu vaksinuar dhe siguria e tyre varet nga fakti nëse vëllai apo motra e tyre me e madhe ështe vaksinuar.
Këto të dhëna tregojnë që fëmijët dhe veçanërisht ata nën moshën 6 muajsh, me vëllezër apo motra më të mëdha, kishin më shumë mundësi të përfundonin në spital se sa fëmijët që nuk kishin vëllezër e motra më të mëdhenj, tha bashkautori i këtij studimi Pia Hardelid, epidemiolog në “University College” në Londër.
“Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, vlerëson se vetëm në SHBA rreth 26000 fëmijë, nën moshën 5 vjeçare, kanë përfunduar në spital për shkak të komplikacioneve të lidhura me gripin që nga viti 2010.
Komplikacionet te fëmijët e vegjël mund të çojnë në pneumoni, inflamacion të trurit, dehidratim të rëndë dhe në raste të rralla mund të shkaktojnë dhe vdekje. Ngaqë rreziku është shumë i madh tek fëmijët e vegjël, ata rekomandojnë që fëmijët e moshës mbi 6 vjeç ta përsërisin çdo vit vaksinën kundër gripit.
Por problemi është tek fëmijët nën këtë moshë.
Fëmijët më të vegjël kanë më shumë mundësi të përfundojnë në spital, thotë Hardelid. Në studimin tonë fëmijët nën 6 muajsh kanë 1më të larta që të kenë komplikacione në krahasim me fëmijët mbi këtë moshë. Edhe pse mënyra më e mirë për parandalimin e gripit është vaksinimi, nuk ka një vaksinë të liçensuar për përdorim nën moshën 6 muajsh.
Kështu që Hardelid dhe kolegët e tij vendosën të identifikonin faktorët e rrezikut dhe të gjenin një mënyrë për parandalimin e gripit tek fëmijët e vegjël. Për studimin e tyre, ata morën të dhëna nga pothuajse çdo fëmijë i lindur në Skoci nga viti 2007 deri në vitin 2015, rreth 400,000 fëmijë në total, dhe përdorën të dhënat e tyre spitalore për të zbuluar se sa prej tyre kishin përfunduar në spital për shkak të gripit.
Ata zbuluan se fëmijët e lindur nga muaj qershor deri në dhjetor, kishin numrin më të madh të prekjes nga gripi, për shkak se janë më të vegjlit gjatë sezonit të gripit, po ashtu dhe fëmijët me sëmundje të rralla kronike apo të lindur nga nëna me moshë të madhe, kishin një numër të lartë të të prekurve.
Por në pah doli dhe një faktor që mund të parandalohej, të afërmit më të mëdhenj. Studimi tregoi se më shumë se 50% e fëmijëve nën 6 muajsh, prekeshin nga gripi për shkak të ngjitjes së tij nga të afërmit më të mëdhenj.
Vaksinimi i nënës gjatë shtatzanisë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut, por efektet e kësaj vaksine nuk dihen sa mund të zgjasin, kështu që mënyra më e mirë e parandalimit të gripit tek fëmijët e vegjël është vaksinimi i të afërmve më të mëdhenj./pernenat.al/