‘Mjekët na thanë të abortoja, por mendimi i shpejtë i nënës ma shpëtoi djalin’

2018-11-03 në ora 12:06

Një nënë nga Australia nën inicialet S.I. ka rrëfyer për jetën e saj jo shumë të lehtë. Qysh në moshë të re, ajo vuajti nga një sëmundje e rrallë e rruzave të kuqe të gjakut.

Si pasojë e kësaj sëmundje, asaj iu deshtë të largonte shpretkën dhe fshikëzën urinare. Por, vuajtjet e saj u bënë më të mëdha në moshën 32-vjeçare kur ajo dhe partneri i saj Tim vendosën që të mbesim shtatzënë.

Në mënyrë normale kjo nuk po arrihej dhe kësisoj ata ia mësynë procedurës me frytnim të asistuar (IVF), transmeton Gazeta Shneta.

Pasi patën sukses, gëzimi shpejtë iu kthye në hidhërim. Në javën e 20-të ajo shkoi për një vizitë rutinore tek mjekja e saj.

“Ishte java e 20-të ajo që ndryshoi gjithçka. Jo më shumë se pesë minuta pasi filloi kontrolla, unë e vërejta se fytyra e ultrasonistes ndryshoi dhe e dija se diçka ishte keq. Ajo nuk tha asgjë, vazhdoi të ekzaminonte me ultrazë dhe edhepse unë nuk kuptoja shumë nga imazhi që shihja e dija se ajo po fokusohej tek disa hapësira të  caktuara”, rrëfen nëna.

“Ajo më shikoi dhe më tha se bebja ime kishte fluid të mbledhur në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë stomakun e mushkëritë”, shton tutje.

E gjendur në këtë situtatë të pashpresë dhe pas aq shumë vuajtjeve, asaj i shkon mendja tek nëna e saj dhe tek vetë lindja e saj.

S. I. kujton se edhe ajo kishte probleme të ngjashme dhe shpresa bëhet e gjallë sërish. “Ajo më tha se kur ishte shtatzënë diçka nuk ishte në rregull dhe unë mund të lindja me probleme. Ajo i bëri disa vizita shtesë por unë linda me shëndet të plotë”, shtoi tutje ajo.

S. I. vrapon për të gjetur raportin mjekësor të nënës së saj në spital në Sidnej dhe pasi e gjen e sheh që problemi i foshnjës së saj është i ngjashëm me problemin e saj.

“Pasi e dëgjuam atë, e dija se gjithçka do të shkonte mirë. Ne nuk e ndaluam shtatzënë, besova se djali im do të jetë mirë”, përfundoi ajo, duke i dhënë jetë një djali të shëndosh 3.1 kg. /Gazeta Shneta/

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.