Mjekët në Klinikën e Gastroenterologjisë kanë kryer dje një intervenim me endoskopi tek një pacient të cilit i kishte ngelur një copë mishi në ezofag.
Intervenimi është kryer nga ekipi kujdestar në krye me Dr. Skender Telakun, i cili ka njoftuar se pacientit i është hequr copa e mishit nga perpisa përmes endoskopisë dhe i njëjti ka shkuar në shtëpi shëndosh e mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë nga Dr. Skender Telaku:
RRINI NE SHPI – KUJDES ME USHQIMIN
Edhe ne kohe pandemie ne Kliniken e Gastroenterologjise largohen trupat e juaj pa operacion , me endoskopi. Sonte , larguam nje cope mishi nga perpisa (ezofagu) . Ekipi kujdestar perbehej nga Dr. Sci. Skender Telaku, Dr. Fejze Fejzë Sh Hoti, inf. Nalan Burniku Aliu dhe inf. Aferdita Abazi. Te semurin e derguar shendosh e mire ne shtepi.
Rrini ne shpi por kujdes me ushqimin!