Mjekët në Klinikën e ORL-së në QKUK kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën një fëmije i cili kishte gëlltitur një kapak të stilolapsit.
Drejtori i Klinikës së ORL-së Dr. Hajdin Thaçi ka deklaruar për Gazetën Shneta se rasti është kryer para disa dite dhe fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po mund të ju konfirmoj se kemi realizuar heqjen e një pjese të stilolapsit tek një fëmijë dhe tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Thaqi.
Siç mund të shihni edhe në foto ekipi i mjekëve kanë arritur t’ia nxjerrin fëmijës nga organizmi pjesën e stilolapsit dhe fatmirësisht tani ai i është rikthyer normalitetit.
Kujtojmë se në Klinikën e ORL-së nuk janë të rralla rastet kur mjekët ua shpëtojnë jetën fëmijëve nga trupat e huaj. Rastet më të shpeshta janë me kikirikë. /Gazeta Shneta/