Disa mjekë nga Kosova kanë tubuar barna dhe materiale në formë donacioni për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur Dr. Dafina Krasniqi e cila ka udhëtuar për në Shqipëri ku ka bërë pranim-dorëzimin e medikamenteve dhe materialeve tjera.
Tërmeti i së martës në Shqipëri 6.4 shkallë të Rihterit ka lënë të vdekur rreth 50 persona dhe qindra të lënduar. Ndihma të shumta dhe grupe kërkimi nga Kosova kanë ndihmuar në operacionet e ekipeve emergjente. /Gazeta Shneta/