Gratë shtatzëna të ekspozuara ndaj ndotjes së trafikut në tremujorin e parë kanë më shumë gjasa të lindin para kohe ose të kenë fëmijë nën peshë, sipas hulumtimeve të reja.
Shkencëtarët në Universitetin e Nju Jorkut ekspozuan minj në faza të ndryshme të shtatzënisë ndaj ndotjes së ajrit, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica dërrmuese e atyre që u ekspozuan në tremujorin e parë (83 përqind) kishin foshnja të parakohshme.
Ekspertët këmbëngulin se studimi i shton besimin idesë që nënat që duhet të shmangin zonat e ndotura rëndë ose të përshtaten me ambientin, me qëllim që t’i mbrojnë fëmijët e tyre./Gazeta Shneta/