Shoqata e Mjekëve Privat në Maqedoni po përgatiten për grevë, si rezultat i mosplotësimit të kërkesave nga qeveria. Ata janë deklaruar se nuk do të trajtojnë sëmundjet kronike dhe njëkohësisht nuk do të përshkruajnë receta për sëmundje kronike.
Lilija Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat në Maqedoni, ka pohuar se ka pasur takime me pjesën tjetër të mjekëve dhe shumica e tyre kanë pranuar ta shprehin revoltën nëpërmjet mostrajtimit të pacientëve me sëmundje kritike, transmeton Telegrafi.
“Ideja është që një ditë mos të pranojmë pacient me sëmundje kronike dhe të mos japim terapi kronike. Çdo gjë shqyrtohet me urgjencë dhe do ta përcjellim ashtu si duhet. Në këtë mënyrë, ne duam të shprehim revoltën se tre ministrat të shëndetësisë me radhë kanë qenë të shurdhur ndaj kërkesave tona”, deklaroi Çolakova-Dervishova.
Kërkesa e Shoqatës së Mjekëve Privat kërkon rritjen e kapitacioneve në denarë për pacient, si dhe për të përcaktuar një paketë shërbimesh që pacientët mund të marrin.