Punonjësit shëndetësorë kanë nisur sot një protestë në nivel vendi në të cilën po kërkojnë kushte më të mira të punës.
Punonjësit shëndetësorë e nisën sot me protestë orarin e tyre zyrtar të punës.
Ata nën organizimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po protestojnë në lidhje me mosndryshimin e Ligjit për Pagat që sipas protestuesve është diskriminues për punëtorët shëndetësorë.
Këta punëtorë janë të pakënaqur edhe me mosrritjen e pagave.
Në Pejë para spitalit rajonal protestuesit kërkuan kushte më të mira të punës dhe punësim të të rinjve.
Protesta e punonjësve shëndetësorë që ata e quajtën paralajmëruese zgjati nga ora tetë deri në orën 9:00 kur protestuesit iu kthyen vendeve të tyre të punës.