Gjatë katër muajve të negociatave ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e koalicionit qeverisës, kishte shumë pretendentë për të marr udhëheqjen e ministrisë së Shëndetësisë nga komuniteti i mjekëve që kandiduan për deputetë.
Mjekët që fituan votat për të hyrë në Kuvendin e Kosovës nga dy partitë fituese LVV dhe LDK, pretendonin të merrnin pozitën e ministrit të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Por vetëm njëri prej tyre e arriti këtë, Dr. Arben Vitia, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje erdhi në pozitën e ministrit. Vitia njihet si drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, puna e të cilit në përgjithësi vlerësohet pozitivisht.
Ndërkaq dy pretendentët tjerë kryesore nga LDK-ja, Dr. Haxhi Avdyli dhe Dr. Ekrem Hyseni, mbetën vetëm me pozitat e deputetit. Kujtojmë se Avdyli ka qenë deputet edhe në legjislacionin e kaluar, ndërkaq Hyseni pati udhëhequr Klinikën e Onkologjisë në QKUK por nuk kishte arritur të përzgjidhej në konkursin për mandatin e dytë.
Një prej emrave që ishte spekuluar ka qenë edhe ish-ministri Imet Rrahmani.
Kujtojmë se ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë Haradinaj e ka udhëhequr Uran Ismaili i PDK-së, i cili ka qenë i vetmi ministër që nuk kishte ardhur nga profili mjekësor. /Gazeta Shneta/