Një foshnje në Spanjë, thuhet se ka jetuar tetë muaj e gjysmë me qumësht dhe miell të bajameve, pasi qumështi tjetër mendohej se po e shëndoshte dhe nuk po i bënte mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët i sugjeruan nënës së kësaj foshnje 2 muajshe, të kaloj në qumësht të bajameve, pasi beba kishte skuqje të lëkurës herë pas here nga qumështi i lopës, por megjithatë jo gjithçka shkoi mirë edhe me këtë ndryshim.
Për disa muaj, gjithçka dukej normale, por kur beba u bë gjashtë muajsh, filloi të refuzojë t’i ha të gjitha pemët dhe perimet.
Disa muaj më vonë, iu shfaqen shenja tjera të përkeqësimit.
Fillimisht, nuk tregonte fare interesim për të bashkëvepruar me këdo, e kur mbushi 11 muaj nuk mund të ecte dhe qante sa herë që dikush ia prekte këmbët.
Si përfundim, doli se qumështi i bajameve ia ka privuar vitaminën C, gjë që i shkaktoi thyerjen e eshtrave të këmbëve të bebes. Mungesa e vitaminës C, i kishte kontraktuar një ekzemë, apo një sëmundje të rrallë që nuk është dëgjuar e nuk është parë që nga viti 1800.
Mungesa e vitaminës C tek bebet, e bënë të pamundur lëvizjen e këmbëve.
Fatmirësisht, bebja është furnizuar me 300 miligramë vitaminë C për çdo ditë. Pas tre muajsh, bebja filloi të ecte.
Kjo nuk do të thotë që qumështi i bajames nuk është i mirë, thjesht nuk është i mirë për dietën e një bebe, pra të kalojë nga qumështi i lopës tek i bajames.
Qumështi i bajames nuk është ideal për bebet, madje do të ishte ide e keqe për ta mirëmbajtur beben me të. /Gazeta Shneta/