Jaxon Buell ka lindur me vetëm 20 për qind të trurit të tij dhe pjesa më e madhe e kafkës i mungon.
Kur lindi, ai kishte ngjyrë të kuq dhe të zezë pasi ishte mbështjell me kërthizë rreth qafës.
Mjekët nuk kishin asnjë ide se çfarë e kishte shkaktuar këtë çrregullim, por kishin paralajmëruar prindërit se foshnja nuk do të mbijetonte më shumë se disa ditë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Por sot, Jakson është dy vjet e gjysmë dhe po qëndron fuqishëm për të dal huq prognoza ndaj tij.
Madje është pritur që ai nuk do të ecte, fliste, dëgjonte apo shite. Por përveç se i ka të gjitha këto, ai tashmë ka filluar t’u thotë prindërve “të dua”.
Babai i tij, Brandon tha se ka ditë të vështira dhe që janë shumë sfiduese për të si prind.
“Por ka ditë që na thyen zemrat kur ai na kthen përgjigje. Kjo është mahnitëse”, deklaron ai.
Mjekët e kishin hetuar moszhvillimin e fetusit që në javët e para të shatzënisë dhe kishin rekomanduar prindërit për abort.
Por nëna Brittany nuk pranoi dhe për shkak të besimit të krishterë, vendosi që ta mbaj fëmijën deri në fund.
Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm se fëmija i tyre nuk mund të jetojë për kohë të gjatë në këto kushte.
“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që e shoh. Kur ta shoh sërish, ai do të jetë i plotë dhe do të më përqafojë”, ka deklaruar Brittany. /Gazeta Shneta/